Meridian Ramçaj, ish-banor i Big Brother VIP ka treguar se natën e parë që është futur në Big Brother VIP ka futur një send të vajzës së aktores Arjola Demiri. I pranishëm në studion e BBV, Meridiani tha se duke e parë aq të shqetësuar Arjolën, një natë para se të futej në shtëpi kishte takuar vajzën e aktores dhe i kishte marrë varësen. Këtë të fundit, ai tregon se e ka futur në gojë e ka mbajtur gjatë gjithë kohës që ka zgjatur spektakli, për t’i treguar më vonë aktores se fëmijët i kishte shumë mirë.
Meridian Ramçaj: Dua të them diçka, unë natën e parë që jam futur në Big Brother kam thyer një rregull. Një natë para kam takuar vajzën e Arjolës duke e parë se ajo ishe e shqetësuar. I mora varësen vajzës dhe e kam mbajtur në gojë për t’ia treguar më vonë Arjolës se fëmijët i kishte mirë. Unë e di që po ta dinit ju atë gjë, që natën e parë do më kishit nxjerrë fishek jashtë.
Arbana Osmani: Atë mos e thuaj ti sepse informacione për fëmijët i kemi dhënë çdo ditë ne Arjolës.
g.kosovari