Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me 66-vjeçaren Liliana Shema e cila humbi jetën nga i ftohti në shtëpinë e saj.
Rama këshilloi komentuesin që të tregojë kujdes nga ku informohet, duke e cilësuar kështu të pavërtetë lajmin se ajo vdiq nga i ftohti.
Rama: “Kurse une mendoj te shikosh me vemendje kanalet ku informohesh, sepse ka infeksione te medha neper rrjedhat e tyre dhe behet njeriu te flase me vete nga ato qe lexon e degjon, ndersa pyetesori eshte pikerisht per hallet e popullit”.
Shima kishte tre ditë që kishte ndërruar jetë kur u gjet e pajetë nga vëllai i saj Baçi Gjoleka. Ai bashkë me nipin e tij treguan për mediat se 66-vjeçares kishte dhjetë ditë që i kishin hequr energjinë elektrike pasi nuk kishte pasur mundësi që ta paguante.