Rupert Murdoch dhe Jerry Hall kanë shpallur fejesën e tyre. Manjati i mediave, 84-vjeç, dhe modelja 59-vjeçe njoftimin për fejesë e bënë në këndin për Lindje, Martesa dhe Vdekje në gazetën “Times”, e cila për pronar ka kompaninë e Murdochut, “Neës Corporation”.
Çifti raportohet se ka nisur marrëdhënien e tyre më 2015 dhe u fejuan gjatë kësaj fundjave, kur edhe morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, transmeton Koha.net. “Zotëri Rupert Murdoch, baba i Prudence, Elisabeth, Lachlan, James, Grace dhe Chloe Murdoch, dhe Zonja Jerry Hall, nënë e Elizabeth, James, Georgia dhe Gabriel Jagger, me kënaqësi bëjnë publike fejesën e tyre”, thuhet në njoftimin e publikuar në gazetë. Një zëdhënës i familjes Murdoch ka thënë për gazetën: “Janë kënaqur këta muajt e fundit së bashku. Janë të emocionuar për martesë dhe të ngazëllyer për të ardhmen e tyre”.