Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, atë Amerikane dhe Gjermane do nisin nga e marta vizitat në komunat e Kosovës për të nxitur një dialog të nevojshëm dhe të munguar për zhvillim ekonomik. Jahjaga tha se kjo vizitë e tyre do bëj adresimin e drejtpërdrejt të pengesave në mënyrë që bizneset të mund të depërtojnë për një zhvillim sa më të mirë. “Në duhet t’i adresojmë me urgjencë edhe problemet në nivelin komunal se pa i kaluar këto sfida nuk mund të kemi zhvillim të duhur ekonomik. Unë do të kontribuoj deri në ditën e fundit të mandatit tim dhe pikënisja është në Dukagjin dhe deri në fund të muajit besojmë që do përfundojmë shumicën e komunave”, tha Jahjaga, raporton Koha.net.