Një grafit i ri është bërë pak orë më parë në qytetin e Pejës, nga grafisti që tash sa kohë po ngjall reagime me veprat e tij. Hiç më pak se pretendenti për postin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, është ai që është shfaqur në këtë grafit. Tërësisht i zhveshur, Hashim Thaçit i është bërë poshtë edhe një gjarpër, nofka me të cilën ai është njohur gjatë luftës në Kosovë. Aty është shkruar një porosi për presidenten Jahjaga, të cilës i kërkon që t’ia lirojë postin. Një porosi është dhënë edhe për zëvendësin e tij, Petrit Selimi. Grafisti ka treguar edhe për porosinë e këtij grafiti.
“Është bërë shumë bujë me seksizmin për presidenten. Prandaj e kam bërë të zhveshur tërësisht për të pyetur se a është seksizëm edhe Thaçi i zhveshur”, ka thënë grafisti, për gazetarin e portalit Koha.net, i cili ka qëndruar afër kur artisti ka bërë këtë grafit.