1517- Ushtria e Sulltanit turk Selim I mundi forcat Mamluke në betejën e Rajdanisë afër Kajros dhe shtatë ditë më vonë hyri në Kajro, duke aneksuar Egjiptin në Perandorinë Osmane.
1729- Lindi shkrimtari, kritiku dhe teoricieni i artit gjerman Gothold Ephraim Lessing, një nga përkrahësit më të rëndësishëm të iluminizmit evropian. Ai është autor i dramës së parë qytetare gjermane “Miss Sara Sampson” (1755), kurse me veprën e tij “Laokonti ose në kufijtë e pikturës dhe të poezisë” hodhi themelet e estetikës moderne.
1775- Lindi fizikanti dhe matematikani francez Marie Ampere, themelues i elektrodinamikës. Ai themeloi teorinë e magnetizmit në lidhje të pandashme me energjinë elektrike dhe studioi ndërveprimin e rrymave elektrike. Kjo mori emrin e tij si njësi për matjen e fuqisë së rrymës elektrike.
1788- Lindi shkrimtari anglez Xhorxh Gordon Bajron, poeti më i shquar i romantizmit dhe një nga figurat më të njohura të kohës së tij. Famën letrare e fitoi me epikën romantike “Child Herold” (1812), e më pas me poemën “Don Zhuani” dhe dramat poetike “Manfredi” dhe “Kaini”. Vdiq nga malaria në vitin 1824 në Greqi, ku ndihmoi luftën çlirimtare kundër Perandorisë Osmane. Ai ka qenë për pak kohë edhe nëpër territorin e Shqipërisë.
1901- Vdiq mbretëresha e Britanisë Viktoria. Gjatë mbretërimit të saj të gjatë nga viti 1837, e cila shënoi edhe epokën me emrin e saj(“Epokën viktoriane”), Perandoria Britanike ishte në kulmin e fuqisë ekonomike dhe politike.
1980- Fizikani disident sovjetik Andrei Sakharov, fitues i Çmimit Nobel të Paqes në 1975, arrestohet, zhvishet nga nderimet e tij dhe dëbohet nga Moska në Gorki. BETA