Jeta juaj nuk do të ndryshojë nëse trupi juaj është pak më ndryshe se të tjerët. Çdokush ju dëshiron sipas asaj që jeni, pavarsisht peshës trupore.
2. Jeta juaj vlen më shumë duke u angazhuar me diçka tjetër se sa të shqetësoheni për figurën e trupit tuaj. Për shembull, mund të hani një mëngjes së bashku me të dashurin, apo të lexoni ndonjë libër nga biblioteka juaj ose të pastroni dollapin tuaj me rroba të vjetra.
3. Ushqimi është i shijshëm dhe duhet ta hani. A dëshironi ta kaloni jetën duke privuar veten nga ushqime të shijshme si petulla me mjaltë apo çokollatë, lloje mishi dhe djathi që pavarsisht sa kalorike janë, ia vlen ti konsumoni ndonjëherë.
4. Përderisa jeni të shëndetshëm, kjo ka rëndësi. A e keni shëndetin në rrezik? A keni nevojë të ndryshoni peshën tuaj sepse mujeku ju ka rekomanduar? Jo?! Atëherë mos e vrisni fare mendjen! Ushtroni, hani mirë dhe do jeni të shëndetshëm.
5. Meryl Streep kishte të drejtë kur thoshte: mos u shqetësoni shumë për peshën tuaj. Femrat shpenzojnë shumë kohë duke menduar rreth kësaj. Ajo thekson se sikur për femrat ashtu edhe për meshkujt, të qenurit i ndryshëm e bën njeriun të veçantë dhe plot fuqi.
6. Pamja juaj është fiksim gjithsesi. A e kaloni jetën duke menduar gjithmonë pse nuk jeni ndryshe? Apo prisni me padurim që jeta t’ju gëzojë ndonjëherë për dëshirën e kahmotshme?!
7. Nuk ka asnjë trup të “përsosur”. Tentimi për figurën e përsosur trupore vetëm ju dëshpëron duke humbur kohë dhe asnjëherë nuk arrini rezultatet e dëshiruara.
8. Studimet sugjerojnë se njerëzit që hanë çfarë të dëshirojnë dhe ndalojnë vetëm kur të ngopen, kanë më pak gjasa të kenë probleme në peshë. Ushqimi nuk duhet të jetë privim, por një privilegj i ndërgjegjshëm.
9. Askush nuk do të ju vërejë nëse shtoni ose humbni pak në peshë. As ju nuk duhet ta vëreni!
10. Ushqimi dietal është më i keqi. Askush nuk mund ta përballojë dietën strikte kundrejt ndonjë ushqimi të mirë.
11. Askush nuk mund të tolerojë ndalesën e ndonjë ëmbëlsire të shijshme.Pse të mos gëzoheni edhe ju gjatë ndonjë feste me miq apo familje!
12. Ndonjëherë keni dëshirë të argëtoheni me ndonjë koktel të ëmbël. Çdo libër i dietave ua kufizon pirjen e vetëm një gote verë ose vodka, por ndonjëherë keni nevojë ta qerasni vete.
13. Mos harroni se standardet tuaja për arritjen e bukurisë perfekte janë të ndikuara kryesisht nga Holivudi – një vend që është tërësisht i çmendur. Aktorët vdesin urie vetëm që të realizojnë ndonjë rol në filmat e tyre, por ju nuk duhet ta ndjekni këtë. Bëhuni vetvetja dhe mos imitoni të tjerët.
14. Keni aq shumë arritje saqë mund të mburreni me to. Keni arritur një vend pune, keni arritur promocion në punë për një kohë të shkurtë, keni para vetes partnerin më të dashur, çfarë tjetër dëshironi? Gëzojuni gjërave të mira e mos u shqetësoni për pamjen tuaj.
15. Nëse keni ndonjë ditë që nuk ndiheni mirë për veten tuaj, lëshojeni ndonjë këngë apo video frymëzuese dhe mënjëherë do ndiheni me shumë vetbesim.
16. Ju jeni e bukur sipas mënyrës suaj, dhe duhet të krenoheni për këtë./femra.net