Një tjetër shtetas me origjinë shqiptare, pjesëtar i grupit terrorist ISIS ka humbur jetën gjatë luftimeve.
Bëhet fjalë për një shqiptar nga Kosova që ishte pjesë e ISIS dhe u vra në Irak.
Burime të arbresh.info konfirmojnë se personi me inicialet A.K kishte rreth një javë që ishte larguar nga Kosova për t’iu bashkuar grupit.
Ai ishte 26-vjeçar, nga Prizreni. Lajmi konfirmohet edhe nga të afërm të viktimës në Prizren.