Partia Socialiste ka reaguar pas ftesës së presidentit Ilir Meta për t’u ulur në një konsultim me partitë politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale.
Mësohet se në orën 12:30 kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla do të jetë në Presidencë në kuadër të konsultimeve me Presidentin për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore.
Kujtojmë se presidenti Meta ka deklaruar se pa kryetarë janë 6 bashki, konkretisht Vora, Dibra, Shkodra, Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi. Ndërkohë që KQZ thotë se nuk ka asnjë informacion se Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi janë pa kryetarë.
/a.r