Ministri serb i punëve të Jashtme Ivica Daçiçi ka thënë se përdhosja e tempullit Krishti Shpëtimtar është edhe një dëshmi se Kosova nuk është për në UNESCO. Shqiptarët në Kosovë jo vetëm që nuk janë në gjendje të mbrojnë trashëgimitë kulturore e fetare, porse ata sistematikisht shkatërrojnë pa asnjë sanksion për bërësit ka thënë Daçiç, përcjell deklaratën e MPJ-së së Serbisë B92, transmeton Koha.net. Kjo, jo vetëm që nuk është në harmoni me parimet e UNESCO – s, por kjo edhe meriton dënimin e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë.
Kosova është i vetmi vend në Evropë ku sot është i mundshëm shkatërrimi, djegia dhe përdhosja e tempujve të krishterë pa asnjë fjalë kundër dhe pa asnjë dënime.
“Përkundrazi, shumica e shteteve evropiane ata i ka shpërblyer duke votuar për pranimin e tyre në UNESCO. Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare në rastin e Kosovës është miratim”, ka përfunduar Daçiç.