Koronavirusi ishte pandemia e pabarazive. Në dy vjet 10 njerëzit më të pasur të botës kanë më shumë se dyfishuar pasurinë e tyre, duke kaluar nga 700 në 1500 miliardë $, me një ritëm fitimi që përllogaritet të jetë me 15 mijë $ në sek apo 1.3 miliardë $ në ditë.
Në të njëjtën botë, teksa këta 10 njerëz pasuroheshin shumë më tepër, nga ana tjetër e medaljes, 163 milionë njerëz ranë në varfëri si pasojë e pandemisë.
Këto janë statistikat e një pune të realizuar nga organizata joqeveritare Oxfam dhe e paraqitur në hapjen e punimeve të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.
Sipas organizatës, edhe për Jeff Bezos, numri 1 i Amazon, faturimi i së cilës pësoi rënie me Covid-19, arriti që në 21 muaj pandemik të ketë një rritje me 81.5 miliardë $, që është edhe kostoja që do të duhej për vaksinimin me 3 doza të mbarë popullsisë botërore.
Pandemia detyroi bankat qendrore të pompojnë miliarda për të mbështetur ekonominë, dhe shumica e këtyre burimeve përfunduan në xhepat e miliarderëve nëpërmjet tregut aksioner. Një tjetër boom i domosdoshëm është ai i tregut farmaceutik dhe sipas Oxfam, monopoli i ndarë mes Pfizer Biontech dhe Moderna, kontribuoi menjëherë në krijimin e 5 miliarderëve të rinj në pak muaj.
Pra pandemia Covid-19 thelloi hendeqe të jashtëzakonshme në të gjithë shoqërinë njerëzore.
/a.r