Seanca për shkarkimin e presidenti Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese e cila ishte parashikuar për ditën e nesërme është shtyrë për në datë 1 shkurt.
Në njoftim thuhet se shkak është bërë infektimi me COVID i relatorit të çështjes, Përparim Kalo. Seanca e radhës do të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm në orën 10:00.
“Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000
“Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, thuhet në njoftim.
/b.h