Kushtet minimale të punës, vonesat e pagave dhe mungesa e regjistrave në klasa kanë bërë që mësuesit të paralajmërojnë protesta në të gjitha shkollat e kryeqytetit.
Kushtet minimale të punës, vonesat e pagave dhe mungesa e regjistrave në klasa kanë bërë që mësuesit të paralajmërojnë protesta në të gjitha shkollat e kryeqytetit.
Mësuesit kanë vendosur që protesta të fillojë më 19 janar, duke pezulluar orën e parë të mësimit. Siç ka njoftuar Sindikata e Arsimit nëse nuk merren masa për plotësimin e kërkesave, protesta do të zhvendoset përpara Zyrës Arsimore më 26 janar në orën 14:30.
“Mësuesit e Tiranës të bëhen gati të protestojnë për:
-Regjistrat (muaji janar shkollat pa regjistra)
-Kushtet minimale të punës.
-Pagat e pamjaftueshme.
Javës që vjen, të mërkurën, Protestë në çdo shkollë të Tiranës.( të pezullohet ora e parë e mësimit).( 45 min e para të mësimit)
Mësuesit qëndron përprara klasës, por nuk zhvillon mësim.
E mërkurë 19 janar, të pezullohet ora e parë e mësimit protestë në çdo shkollë të Tiranës…
E mërkurë 26 janar ora 14:30 protestë përpara Zyrës Arsimore Tiranë.”, shkruhet në njoftim.