Kur ka kaluar më shumë se një vit nga vrasja e policit Xhulio Prela në fshatin Gajush të Lezhës, mësohet se pistoleta tip “TT” me të cilën dyshohet se u ekzekutua efektivi i FNSH-së, është gjendur brenda një depozite uji e cila ndodhej në banesën Redion Hysës, tashmë i arrestuar.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër në zonën e njohur si “Gajush”. Sipas familjarëve të tij, i riu ka pasur konflikte për shkak të detyrës, ndërkohë që nuk përjashtohen as pista të tjera.