Nga Halil Matoshi
Si sot 23 vjet ma përpara dita këtu agoi nën barbari, sepse “djalli e vizitoi Reçakun” – siç e përshkroi atëherë 15 janarin 1999 Shefi i Misionit Vezhgues William Walker.
“Ky âsht krim kundër njerëzimit” – tha ai dhe fjala e tij u digjue në rruzullim, se populli shqiptar në Kosovë po shfarosej…
20-vjet mas, Kosovës së vogël i lypet hala sakrificë, për me jetue e lirë dhe e pavarme në të drejtën e saj, kur për krimin në Reçak, askush nuk âsht sjellë ende para drejtësisë!