Basha thotë se duhet shtrirë dora për çdo qytetar që do ndryshimin dhe nxjerrjen e Shqipërisë nga kjo krizë e rëndë.
“Unë e kam dorën te shtrirë ndaj çdo demokrati qe do një PD te forte ne partneritet dhe aleance me SHBA dhe kundër regjimit të korruptuar te Edi Rames. Askush nuk është i tepërt. Ju kërkoj dhe ju të shtrini dorën e bashkëpunimit për çdo demokrat. Për çdo qytetar që do ndryshimin dhe nxjerrjen e Shqipërisë, familjeve të tyre dhe në veçanti fëmijëve të tyre nga kjo krizë e rëndë. Këto nuk janë ditë të lehta për ne demokratët. Ndoshta janë ditët më të vështira që ka kaluar kjo parti që nga ekzistenca e saj. Mirëpo po ashtu, çdo demokrat dhe çdo shqiptar ka vërejtur dhe çmuar vendosmërinë e secilit prej jush, me energji dhe përgjegjshmëri, për të qëndruar, për të kontribuar, për të dhënë edhe më shumë nga vetja jua, për demokratët dhe PD”, u shpreh Basha.