Mbledhja e Këshillit Kombëtar/ Basha: E kam dorën e shtrirë ndaj çdo demokrati që do PD në partneritet e aleancë me SHBA

Kreu i Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka dhënë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, se duhen të jenë të hapur ndaj çdo demokrati, e të gjithë për të krijuar një partneritet të fortë dhe aleance me SHBA, kundër regjimit të kryeministrit Rama.

Basha thotë se duhet shtrirë dora për çdo qytetar që do ndryshimin dhe nxjerrjen e Shqipërisë nga kjo krizë e rëndë.

“Unë e kam dorën te shtrirë ndaj çdo demokrati qe do një PD te forte ne partneritet dhe aleance me SHBA dhe kundër regjimit të korruptuar te Edi Rames. Askush nuk është i tepërt. Ju kërkoj dhe ju të shtrini dorën e bashkëpunimit për çdo demokrat. Për çdo qytetar që do ndryshimin dhe nxjerrjen e Shqipërisë, familjeve të tyre dhe në veçanti fëmijëve të tyre nga kjo krizë e rëndë. Këto nuk janë ditë të lehta për ne demokratët. Ndoshta janë ditët më të vështira që ka kaluar kjo parti që nga ekzistenca e saj. Mirëpo po ashtu, çdo demokrat dhe çdo shqiptar ka vërejtur dhe çmuar  vendosmërinë e secilit prej jush, me energji dhe përgjegjshmëri, për të qëndruar, për të kontribuar, për të dhënë edhe më shumë nga vetja jua, për demokratët dhe PD”, u shpreh Basha.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com