Sekuestrohet sasi droge në pikën kufitare Bozhaj. Mediat malazeze shkruajnë se kishte si destinacion Gjermaninë.
Mediat vendase bëjnë me dije se droga është sekuestruar në pikën kufitare Bozhaj, pranë Hanit të Hotit në një kamion me targa shqiptare.
Ndër të tjera mësohet se droga ishte e paketuar dhe e fshehur në ngarkesën e kamionit me bime medicinale. Kapja e saj nga autoritetet malazese është bërë gjatë kontrollit të ngarkesës së kamionit me targa shqiptare, destinacioni i të cilit nuk bëhet me dije.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me sasinë e kapur dhe nëse ka të shoqëruar./m.j