Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ,kujtoi hapat e para të krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist. Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e organizuar për 30-vjetorin e krijimit të kësaj organizate rinore, Balla u shpreh se ajo lindi me orientimin e njëjtë si Studentët e Dhjetorit “ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”.
“Misioni i FRESSH-it ishte aktivizmi politik, por ajo u kthye në një akademi politike. Si organizatë rinore orientimi ishte i pandryshueshëm, i njëjtë me atë të studentëve të dhjetorit, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa, ta anëtarësojmë Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Kjo aspiratë e FRESSH-it u gdhend dhe në simbolin e tyre, një lulëkuqe me 12 yjet e Bashkimit Evropian.
Dhe në 1993 ne filluam të kishim dhe këngën tonë, Go West të Pet Shop Boys. Shko në Perëndim thotë një varg se aty ka diell dhe në ato ditë dimri.”, tha Balla.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij Balla vlerësoi dhe kontributin e FRESSH ndër vite.
“FRESSH nuk ishte vetëm organizata më e madhe politike për rininë shqiptare, por luajti një rol të rëndësishme në vendimarrjen e Partisë Socialiste. Nuk ishte aq rastësore që dy kryetar të FRESSH-it u bënë dy herë kryeministër.
Mos të harrojmë kontributin që FRESSH ka dhënë gjatë protestave apo gjatë pandemisë në shpërndarjen e barnave për të moshuarit.
Motra dhe vëllezëR, PS mbetet partia më e hapur ndaj të rinjve dhe ndaj na duhet një hapje më e re që të jetë dhe më e madhja në këto 30-vite. PS është e hapur të bashkëpunojë me çdo të ri dhe të re në të gjithë vendin, kudo që ata janë”, tha Balla.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla në 30 vjetorin e Fressh u shpreh se misioni i Fressh shumë shpejt nga një aktivizim politik, u kthye në një shkollë.
Po ashtu Balla u shpreh se PS është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe për çdo të ri apo të re që ka një vizion për të ndryshuan të ardhmen e vendin, pasi PS tha Balla është e vetmja alternative sot për sot për Shqipërinë.
‘Misioni ishte aktivizmi politik, por shumë shpejt u kthye në një shkollë. Si organizatë rinore , orientimi ishte i pandryshueshëm i njëjtë me studentët e dhjetorit, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Kontributi i socialistëve të rinj ka spikatur edhe në momente të vështira. Nuk ishte vetëm organizata më e madhe politike, por luajti një rol të rëndësishëm edhe brenda zhvillimeve të PS. Dy kryetarë të Fressh u bënë dy herë kryeministra, dhe kjo nuk ishte rastësore. Personalisht kam qenë i angazhuar në shumë nisma. PS mbetet partia më e hapur, mbështetëse ndaj të rinjve që sot shohin tek ne transformimin e Shqipërisë. PS është e hapur dhe gati të bashkëpunojë me çdo të ri dhe t’i japë zë nismave që vijnë nga çdo rrjet rinor që e duan atdheun si shqiponja folenë. Këtu është partia e të gjithë shqiptarëve’, tha më tej Balla./m.j