Nga arresti shtëpiak, të hënën, me anë të policisë, në Gjykatë është sjellë kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca. Bashkë me të është aktivisti Rron Gjinovci.
Më herë ishte njoftuar se 27 aktiivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” , të cilët për gjashtë seanca radhazi nuk janë paraqitur në gjykatë, do të sillen me “forcë” në Gjykatën Themelore të Prishtinës, raporton Koha Ditore. Ata akuzohen për dy veprat penale: pjesëmarrje në grup për kryerje të veprës penale, si dhe dëmtim të pasurisë së paluajtshme. Më saktësisht, për dëmtimin e disa veturave të EULEX-it në vitin 2009.
Në mesin e tyre janë edhe deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sfeçla, sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj dhe zëdhënësi për medie në këtë lëvizje, Frashër Krasniqi. Policia është në aksion duke kërkuar edhe të akuzuarit e tjerë.