• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fatos Bytyçi: Serbia po i fsheh vrasësit e vëllezërve të mi

by Ylli Dylgjeri
11/01/2016 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Vladimir Vukçeviç në vitin 2008 u ka thënë autoriteteve të SHBA –së se Zyra e tij është e bindur se Goran Radosavleviç Guri e ka ditur ose e ka lejuar vrasjen e vëllezërve Bytyçi”.

Kështu për gazetën Danas ka thënë Fatos Bytyçi, vëllai i vëllezërve Bytyçi, krimi që nuk është ndriçuar as pas 17 vjetësh që kishte ndodhur në Petrovo Selo.

Fatos Bytyçi ka reaguar ndaj pohimeve të ish- prokurorit serb (të pensionuar) për krime lufte Vladimir Vukçeviç se ndaj Goran Radosavleviçit Gurit, ish – komandantit të Forcave speciale antiterroriste të njësive të MPB të Serbisë, nuk ka pasur dëshmi për procedim në rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi, transmeton Koha.net.

“Dragolub Stankoviç, të cilin Vukçeviçi e kishte emëruar prokuror për këtë rast, ka thënë në vitin 2009 se vrasja e vëllezërve Bytyçi nuk ka mundur të ndodhë pa dijen e eprorit të kampit dhe të komandantit të njësive të forcave speciale “, thekon Fatos Bytyçi.

Vladimir Vukçeviç kohë më parë për B92 ka thënë se Prokuroria për krime lufte “që nga dita e parë” po punon në rastin Bytyçi, por edhe se fakti se kjo çështje nuk është kryer, “nuk është faji i Prokurorisë”. “Ne i kemi bërë të gjitha, të tjerët jo. Po të kishim pasur dëshmi kundër Goran Radosavleviq – Gurit, ai nuk do të shëtitej nëpër rrugë”, ka thënë ish- prokurori për krime lufte dhe ka shtuar se ”Gurin askush s’e kishte mbrojtur”.

E Fatos Bytyçi tërheq vërejtjen se “Vukçeviçi, është e qartë, se një kohë të gjatë ka pasur dëshmi”. “Është e pabesueshme se ai i fajëson të tjerët, njerëz pa emra në fundin mandatit të vet për mungesë drejtësie në rastin e vëllezërve të mi. Ai gjatë dhjetë vjetëve të fundit ka konfirmuar se si e ka hetuar rastin. Ka qenë shef i Prokurorisë për krime lufte. Ai nuk është i vetmi fajtor për mossukses, por është fakt se ai qenë i pasuksesshëm”, thotë Bytyçi.

Sipas fjalëve të tij mbetet vetëm shpresa se prokuroi special i ardhshëm do të ketë më shumë pavarësi dhe vullnet të ndjekë të dyshimtët në pozita të larta.

Next Post

E megjithatë, Putin e quan pavarësinë e Kosovës të ligjshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ylli i tenisit rezulton pozitiv në doping, përjashtohet nga garat e ATP! Iu gjet kokainë në gjak

Ylli i tenisit rezulton pozitiv në doping, përjashtohet nga garat e ATP! Iu gjet kokainë në gjak

August 19, 2026
Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës!

Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës!

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Zbardhet dinamika e aksidentit tragjik të Durrësit me tre viktima, makina me 114 km/orë, drejtuesi nën efektin e alkoolit!

August 19, 2026
Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Normalizohet situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat! Ja zonat ku vijon aksioni

August 19, 2026
Hapet Konferenca Botërore e Robotikës 2026 në Pekin

Hapet Konferenca Botërore e Robotikës 2026 në Pekin

August 19, 2026
Turizmi shënon rekord të ri, 5 milionë të huaj hynë në 6-mujorin e parë në Shqipëri! Rritet numri i turistëve nga Azia dhe Italia

Turizmi shënon rekord të ri, 5 milionë të huaj hynë në 6-mujorin e parë në Shqipëri! Rritet numri i turistëve nga Azia dhe Italia

August 19, 2026
“Udhëtoni me jetën në mendje! Familja ka nevojë për ty”/ Policia apel për kujdes me shpejtësinë: Intensifikojmë kontrollet me radarë e dronë!

Shpejtësia po vret më shumë, mbi 1500 patenta pezullohen në një javë! Ekspertët kërkojnë siguri dhe hetime të thelluara

August 19, 2026
Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

August 19, 2026
U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar

U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar

August 19, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Irani humb kontrollin e Hormuzit? 80% e anijeve kalojnë në korridorin e Omanit, SHBA fiton terren

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com