Presidenti Ilir Meta njoftoi ditën e sotme se i është drejtuar përmes një shkresë zyrtare Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ku kërkon informacion në bashkitë që janë pa kryetar, me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.
Ndonëse shprehu rezerva për vendimin e Kushtetueses, Meta tha se këto bashki nuk mund të mbeten pa kryetar, duke njoftuar kështu nisjen e procesit për zhvillimin e zgjedhjeve.
Por cilat janë bashkitë që prej 30 qershorit, që nuk e kanë një kryetar në krye të institucionit vendor?
Në Bashkinë e Shkodrës, ligji i dekriminalizimi i kushtoi postin Valdrin Pjetrit, i cili ndoqi rrugën gjyqësore, ku me vendim të gjykatës të Tiranës doli i pastër në përfundim të hetimeve. Aktualisht kjo bashki drejtohet nga Voltana Ademi.
Dekriminalizimi, la gjithashtu pa kryetar edhe bashkinë e Vorës. Agim Kajmaku i dalë në zgjedhjet e 30 qershorit, u akuzua për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.
Durrësi, një ndër qarqet e mëdha në vend, është pa titullar në krye të bashkisë. Kujtojmë se kryebashkiakja Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të 26 nëntorit.
Në Rrogozhinë, Haxhi Memolla u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa kandidimi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, la bashkinë e Dibrës pa kryetar. Dionis Ymeri garoi në listat e PS, për një mandat deputeti, ndonëse nuk arriti të sigurojë një karrige në parlament.
Sakaq arrestimi nën akuzën e korrupsionit e pabarazisë në tendera, i Fatos Tushes, ka lënë pa kryetar edhe Bashkinë e Lushnjës.Kujtojmë se Tushe u shkarkua me vendim të kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të tij.
Me sa duket Meta ka vendosur qe te dekretoje zgjehdjet e pjesshme per ne pranvere, pasi sikurse tha dhe vete vjeshta eshte shum e larg dhe atehere fillojne pergatitjet per zgjedhjet er pergjithshme vendore te vitit te ardhshem.
Pare kohen e shk,urter, PD me krizen qe ka shperthyer per shkak te lidershipit dhe perplasjen deri te dhunshme mes Berishes dhe Bashes, zgjedhjet ne keto 6 bashki ne pranvere e gjejne te papergatitur.
Cilat janë bashkisë pa kryetar, nga zgjedhjet e shkuara lokale?
1- Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri ra në “rrjetat” e dekriminalizmit.
2- Bashkia e Vorës – Pasi kryetari Agim Kajmaku, po ashtu “u dogj” nga dekriminalizmi.
3- Bashkia e Durrësit – Pasi Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit.
4- Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë.
5- Bashkia e Dibrës – Pasi Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet.
6 – Bashkia e Lushnjës – Pasi Fatos Tushe u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion./m.j