Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot ngjarjet në Partinë Demokratike, teksa u shfaq kritik edhe me Sali Berishën.
Ai tha se është kundër slloganit “revolucioni një ditë e drejtojmë, një ditë na drejton”.
“Ju e dini që Doktorin e kam pikë të dobët, por i bëj thirrje të qëndrojë në krye. Deklaroi revolucionin, tani t’i rrijë në krye përditë atij dhe ta orientojë. Edhe në oborrin e PD më 8 Janar, nëse do kishte para protestës anëtarë të grupit të rithemelimit, do ishin shmangur disa akte dhune. Jo të shkosh atje pas protestuesve” -tha Meta.
/javanews/a.r