Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike është i ftuar sot në emisionin Opinion, ka folur rreth projektit të kullave që po qarkullon nëpër media që prej ditës së djeshme.
I pyetur rreth projektit për ndërtimin e kullave dhe një qendre tregtare në truallin që sot ndodhet selia e Partisë Demokratike.
Gazment Bardhi: Zero të dhëna, deri ditën kur u përdor nga një mashtrim publik nga Berisha. Ju nxisim të kërkoni se kush është porositësi. Selia e PD qëndron si seli qendrore e PD.
Pyesni Erion Veliaj. Zero informacion në rrugë zyrtare dhe joinformale. Do vazhdojmë kontratën për godinën e PD 99 vjet. Bashkia e Tiranës është kthyer në qendër pastrimi parash. Përveç Erion Velisë, është dhe Sali Berisha që ka informacion për këtë projekt. Nesër do shkoj të marr informacion. Berisha dhe Veliaj kanë dijeni për këtë projekt në të njëjtën kohë.
Godina e PD nuk është pronë e jona. E kemi marrë në përdorim nga shteti shqiptar për 99 vite.
/a.r