Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Katania të Italisë. Sipas mediave, një grua ka dalë e zhveshur në ballkonin e shtëpisë së saj dhe ka nisur të hedhë objekte në rrugë.
Kjo ka duke detyruar autoritetet të mbyllin dhe bllokojnë rrugën. Episodi ndodhi në qendrën Via Etna ku kalimtarët dhe banorët duhet të shmangnin me kujdes kalimin e rrugës për të mos rrezikuar të goditeshin.
Krahas veshjeve të çdo lloji, në fakt, nga kati i tretë i një pallati të zonës, në tokë kanë rënë edhe sende si vazo dhe orendi.
Skena tërhoqi vëmendjen e dhjetëra personave dhe pjesës më të madhe të banorëve të zonës të cilët kanë lajmëruar policinë./m.j
(BalkanWeb)