Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike, vendim i marrë nga Kryesia gjatë mbledhjes së djeshme.
Braçe thotë se ky ishte një vendim hipokrit por standard, ndërsa shprehet se e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me Bashën, pasi ky i fundit ka sulmuar institucionet dhe policinë gjatë disa protestave.
Postimi i Erion Braçes:
BERISHA JASHTE #PD,
VENDIM HIPOKRIT POR STANDARD!
ASFARE VENDIM I FORTE!
E perjashtuan per “SULMIN NDAJ PD”;
Pra, SALI BERISHA ka sulmuar shtetin, institucionet, te drejtesise e finances,
ka sulmuar kundershtaret, i ka burgosur e vrare/pushkatuar, ka sulmuar median dhe i ka pushtuar, djegur, ka sulmuar gezetaret dhe i ka burgosur, dhunuar deri ne barbari etj etj;
POR #PD NUK E PERJASHTOI KURRE!
E perjashtoi se sulmoi PD!
HIPOKRIZI ME TE MADHE SE KJO NUK KA!
Nderkohe DHUNA si arsye per perjashtimin e Sali Berishes, po sherbehet si STANDARD;
A SHKON PERTEJ BERISHES?
Dhuna e Berishes mbi PD, godines e njerezve ne te, nuk hyn hic ne nje ushtrim krahasues me dhunen e atij vete por edhe LULZIM BASHES mbi institucionet, policine, drejtesine etj;
Kujtoni sulmin mbi parlamentin duke ikur, duke djegur mandatet, duke qelluar me zjarr Kuvendin;
Kujtoni sulmin mbi ZGJEDHJET duke ikur, duke djegur me zjarr qendra votimi, materiale e flete votimi!
Ky eshte MINIM I DEMOKRACISE dhe Lulzim Basha nuk i iken dot ketij standardi duke thene: I BERA UNE POR ME DETYROI BERISHA!
Natyrisht, STANDARDI eshte pune e #PD!
Shqiptaret meritojne nje NDJESE TE MADHE E TE VERTETE per dhunen ai menyre jetese ne politike prej vitesh!
Aaaaa dhe nje gje;
Berishen e kane perjashtuar nga PD, jo nga Shqiperia!/m.j