Kryeministri Edi Rama e quajti papërgjegjshmëri sjelljen e Lulzim Bashës, që sipas tij fortifikoi godinën e PD dhe nuk kërkoi mbrojtjen e Selisë Blu nga policia e Shtetit. Nëse do të kishte bërë këtë, Rama tha se mund të ishte shmangur dhuna në protestën së shtunës.
“Policia e Shtetit ishte në sfidën e vet më të vështirë në këtyre 30 viteve sepse kurrë ndonjëherë më parë nuk e ka pasur sfidën që të futet në oborrin e një partie për të ndarë dy palë që kacafyten dhe që mund të shkojnë deri në gjakderdhje. E ka trajtuar çështjen me një profesionalizëm, qetësi dhe kalkulim risku për t’u admiruar.
Por gjithçka mund të evitohej, nuk kishte nevojë për ta fortifikuar Partia Demokratike, mund të lajmërohej policia e shtetit dhe të thirrej për ta mbrojtur dhe nuk do kishte pasur asgjë të tillë. As dhunë dhe as kundërpërgjigje”.
“Faktikisht Lulzim Basha disa herë në mënyrë të përsëritur në vijim bëri atë që nuk mund ta bëjë kurrë dikush që ka sensin e përgjegjësisë ndaj njerëzve, ndaj institucionit që përfaqëson, ndaj ligjeve të vendit, duke folur për fortifikime dhe duke bërë fortifikime, në vend se qartësisht të fliste për nevojën që ai institucion të mbrohej nga Policia e Shtetit.
Dhe duke e përjashtuar policinë dhe sjelljet, reagimet para dhe pas me Policisë janë të ngjashme si dy pika ujë të dy kufomave politike dhe prandaj po ju them që është e njëjta mbetjeje e ndarë përgjysmë s’ke ça zgjedh se është njësoj.”
/a.r