• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikimi i pagave, reagon sërish Rama: Një e keqe që nuk erdhi vetëm për keq…

by A R
11/01/2022 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur për daljen e të dhënave personale në ceremoninë e mbajtur sot për firmosjen e marrëveshjes me “Jones International” për krijimin e një qendre për sigurinë kibernetike në vend. Ai tha se ishte një ngjarje e rëndë, por që ka ndodhur dhe në vende nga më të zhvilluarat që theksoi rëndësinë për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike, apo dhe ato nga brenda institucioneve.

Rama u shpreh se një aspekt i marrëveshjes ka të bëjë me garancinë se kapaciteti për të dëmtuar nga individë do jetë shumë i kufizuar dhe se do ketë mure mbrojtëse nga ndërhyrja e individëve.

“ Para pak kohe ne patëm një ngjarje të rëndë, rrjedhjen e disa të dhënave personalë që lidhen me pagat e punonjësve në Republikën e Shqipërisë, një ngjarje që ka ndodhur edhe në vende nga më të zhvilluarat, por që na jep mësimin se nuk janë vetëm sulmet anonime kibernetike prej të cilave ne duhet të jemi të mbrojtur, por janë dhe sulmet nga brenda prej personave të infiltruar, të paguar, qoftë dhe të papërgjegjshëm, prandaj e vlerësoj shumë dhe aspektin e marrëveshjes që ka të bëjë pikërisht edhe me garancinë se kapaciteti dëmprurës i individëve do jetë shumë më i reduktuar dhe se një sistem i tërë i rritjes së cilësisë së burimeve njerëzore në të gjithë rrjetin e njerëzve që merren me shërbimet dixhitale dhe mbrojtjen kibernetike do të vihet në funksion, ashtu siç do të vihen në funksion dhe programe të posaçme për të siguruar se aftësia e cilido individi për ta penetruar sistemin do jetë shumë e kufizuar, pasi sistemi do jetë i tillë që do ketë mure mbrojtëse dhe nga ndërhyrja e individëve”, tha Rama.

Sipas tij, është një lajm shumë i mirë dhe për ata që u lënduan padrejtësisht nga dalja e të dhënave personale dhe një e keqe që nuk erdhi vetëm për keq.

“Në një farë mënyre besoj se dalja e të dhënave personale për pagat ishte një e keqe nuk erdhi vetëm për keq siç thoshte gjyshja ime pasi shqiptarët panë me sytë e tyre dhe një problem që sot e kemi më të lehtë ta adresojmë, në aspektin e marrëdhënies ligjore dhe morale të shumë punëdhënësve me shtetin dhe punonjësit ashtu si kundër të gjithë qytetarët përjetuan efektet negative të një sulmi mbi sistemin çka e bën marrëveshjen e sotme edhe më të mirëseardhur pasi vijnë nga një eksperiencë e freskët dëmtuese dhe sot jam i bindur se kush na ndjek e shikon me lehtësim përfshirjen tuaj në këtë përpjekje të qeverisë shqiptare”, deklaroi kryeministri Rama.

/a.r

Next Post
“Akoma nuk e kemi shkarkuar ne këtë? Zbardhen debatet në Kryesinë e PD-së. Deputetja: Kam për t’i quajtur kriminelë nëse…

“Akoma nuk e kemi shkarkuar ne këtë? Zbardhen debatet në Kryesinë e PD-së. Deputetja: Kam për t’i quajtur kriminelë nëse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
Shifra marramendëse pas duelit me Joshuan, ja sa para futi në xhep Kristian Prenga

Shifra marramendëse pas duelit me Joshuan, ja sa para futi në xhep Kristian Prenga

July 26, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin: Një sulm ndaj Izraelit do të ishte gabimi i tmerrshëm, përgjigjja do të jetë shumë e fuqishme

Netanyahu paralajmëron Iranin: Një sulm ndaj Izraelit do të ishte gabimi i tmerrshëm, përgjigjja do të jetë shumë e fuqishme

July 26, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

July 26, 2026
Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës

Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës

July 26, 2026
Arrestime të BKH-së pa Policinë e Shtetit, reagon Lamallari: Kjo është e parashikuar në ligj!

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Orë të vështira, prioritet mbrojtja e qytetarëve!

July 26, 2026
Fundjava sjell kaos në rrugë, bllokohet aksi Lezhë–Shëngjin nga fluksi i automjeteve

Fundjava sjell kaos në rrugë, bllokohet aksi Lezhë–Shëngjin nga fluksi i automjeteve

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In