Nga Edvin Shvarc
Ka qenë dikur një mbret hebre, para nja tremijë vitesh, i cili quhesh Solomon, djali i Mbretit David. Edhe myslimanët e përmendin në Kuran si Sulejmani, biri i Dautit (Suleiman ibn Daut).
Mbahet mend në Dhjatën e Vjetër dhe në historinë njerëzore si njeri i mençur dhe sundues i drejtë.
Gjëja më e vështirë në këtë botë është të jesh i drejtë, se i mirë apo i keq, e gjykon tjetërkush…
Ishin dy gra hebreje dikur, të cilat u paraqitën në oborrin e Mbretit Solomon, duke pretenduar se djali, që po rrisnin, ishte fëmija i tyre, i njërës apo tjetrës… Histori e gjatë, biblike…, e Dhjatës së Vjetër, Torahut… Të dyja nënat pretenduese desh e shqyen foshnjën duke e tërhequr për krahësh…
Mbreti Solomon, pasi i pyeti mirë e mirë, kërkoi t’i sillnin një shpatë dhe iu tha nënave: Meqë të dyja pretendoni se jeni e ëma e këtij djali, unë po e ndaj më gjysmë dhe secila prej jush të marrë atë që ju takon…!
Aty u hodh përpjetë njëra prej grave: Aman o Mbret! Mos e vrit foshnjën! Mos e prit në gjysmë me shpatë! Le ta marrë kjo tjetra…! Vetëm mos vrit se gjynah…!
Atëherë Mbreti i drejtë Solomon dha gjykimin e tij: Djalin nuk po e ndaj përgjysmë, por po ia jap mëmës së tij të vërtetë, së cilës iu dhimbs në shpirt…! Asaj që ia fali tjetrës…
Kështu po ndodh edhe me Partinë Demokratike sot. Djali (godina) – simboli – SHQUP-i po përpiqen të shkëlyhen sa nga njëri, ashtu edhe nga tjetri.
Kujt i takon kjo Partia Demokratike…? Kujt i përket kjo godinë simbolike? Atij që i dhimbset më tepër pjella e vet…! Apo duhet edhe një herë një drejtësi solomonike…???
Atij apo asaj / atyre që e do / e duan më shumë Partinë Demokratike…! Atyre që e themeluan dhe që sot iu kullon shpirti gjak…?!