Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ku një fëmijë i moshës 3-vjeçare ka ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura.
Policia ka konfirmuar ngjarjen në një njoftim të shkurtër paraprak pa dhënë shumë detaje.
Burimet bëjnë me dije se vogëlushi është dërguar në spitalin e qytetit nga edukatoret, por ai nuk ka pasur shenja jete. Mjekët kanë konstatuar se fëmija kishte ndërruar jetë dhe nuk kanë pasur mundësi për ta shpëtuar atë.
Është end e paqartë se me çfarë mund të jetë mbytur apo dinamika e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë nga policia.
Fier
Informacion paraprak
Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.
g.kosovari