Rusia ka vendosur ashpërsimin e ligjit për pedofilët i cili përcakton se të gjithë përsëritësit do të dërgohen automatikisht në burgjet e Siberisë. Abuzuesit e fëmijëve do ta vuajnë dënimin e tyre duke punuar në minierat polare të Arktikut, në të ftohtin siberian, ka deklaruar kryeparlamentari rus.
Ky vendim erdhi si pasojë e një çështjeje të kësaj jave ku një e mitur 5 vjeçe u përdhunua nga një pedofil përsëritës dhe shoku i tij e më pas u vra më thikë. Pavarësisht rezistencës, dy përbindëshat e morën vajzën për në vendin ku po qëndronin.
Trupi i saj u gjet në një çantë palestre ndërsa të dyshuarit, Denis Gerasimov 44 vjeç dhe Vadim Belyakov, 24 vjeç, u përpoqën ta zhduknin. Më vonë, ata pranuan krimin e tyre në një video.
Parlamentari Vyacheslav Volodin, një aleat i Presidentit Vladimir Putin u shpreh se “tragjedia e tmerrshme” e Veronikës shfaqte urgjencën për forcimin e ligjeve. Ai kërkoi që të bëhet gjithçka në mënyrë që ligji të hyjë në fuqi prej Janarit.
“Të dënuarit e krimeve të tilla duhet të vuajnë dënime të përjetshme në kushtet më të ashpra, veriun ekstrem të Rusisë apo miniera. Kështu çdo ditë ata do të kujtohen për veprat e kryera dhe do të pendohen për to”, u shpreh ai.
Rasti i vogëlushes tronditi fort turmat e njerëzve të cilat u mblodhën menjëherë përpara stacionit të policisë që kërkonin të vrisnin dy kriminelët.
/a.r