Deputeti Flamur Noka dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së tha sot se në datën 8 janar, kur është thirrur protesta kombëtare nga Sali Berisha, “demokratët në mënyrë paqësore do e kthejnë në shtëpi lirie këtë seli”.
Pasi provuan dyert e selisë blu dhe nuk kanë mundur dot të hyjnë brenda, Noka tha për mediat se qëllimi që ata kishin shkuar sot në ambientet e PD ishte për të zhvilluar një mbledhje për axhendën për vitin 2022.
“Ajo që po konstatojmë me dhimbje është se shtëpisë së lirisë, PD, sot duhet të ishte një ambient ku të gumëzhinte, ambient festiv ku të mblidheshin gjithë demokratët për fat të keq Edi Rama e ka kthyer me pengun e tij në një alkatrazë të kohëve moderne i patë vetë gjithcka e mbyllur të gjitha dyert e mbyllura gjithcka e blinduar, a thua se e ka kthyer PD-në në një burg të sigurisë së lartë kjo e turpshme e neveritshme.
Pengu i Ramës mund të rrijë i vetëburgosur ose Rama ia ka krijuar kushtet e një burgu të sigurisë së lartë për ta vetëburgosur pengun e tij si mënrya më e mirë që ai të zgjasë ditët e pushtetit”, tha Noka.
Flamur Noka: Data 8 do jetë një ditë që demokratët do marrin frymë lirisht, jo nga qelitë e alkatrazit por nga shtëpia e lirisë. Në mënyrën më paqësore në datën 8 demokratët nga alkatraz do e kthejnë në shtëpi lirie këtë seli.
Si do e nxirrni nga zyra kur jane te blinduara?
Flamur Noka: Mendoni se në demokraci blindi është zgjidhje? E dini kush është zgjidhja në demokraci? Vota e shumica, është mjeran ai që mendon se fshihet duke u vetëburgosur me ndihmën e Ramës.
A po shkohet drejt një përplasje?
Flamur Noka: Unë nuk shoh gjëkundi përplasje një njeri i vetëm s’mund të ketë përplasje me gjithë demokratët.
g/kosovari