Tre liderët e partive opozitare, bashkë me deputetët dhe aktivistët janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të paralajmëruar protestën e të shtunës, që thanë se do të mbahet në të njëjtin vend. Sipas tyre, protesta fillon në ora 14:00, te Biblioteka Kombëtare ne Prishtinë për të vazhduar nëpër sheshet deri te Qeveria. Ata thanë se do të jetë një protestë paqësore, përmes së cilës do të kërkohet anulimi i dy marrëveshjeve dhe llogaridhënie nga Qeveria për marrëveshjet.