• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Portalet e PDK-së: Opozita,100 mijë euro për protestën

by Ylli Dylgjeri
08/01/2016 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë opozitare kanë vendosur të investojnë para të majme për ta rrëzuar Qeverinë.

Protesta e nesërme, sipas shpenzimeve të bëra deri më tani, vlerësohet të ketë kushtuar në mes të 50,000 dhe 100,000 euro. Pyetja është se kush dhe pse po e paguan këtë fushatë?

Nesër pritet të mbahet protesta e ardhshme e tri partive opozitare dhe liderët e partive Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj paralajmërojnë se do të përdorin çdo mjet për të rrëzuar qeverinë. Me gjasë, mjaft shumë mjete janë duke u shpenzuar për të arritur këtë qëllim.

Sipas kalkulimeve të thjeshta, del se protesta e nesërme opozitare kushton midis 50 mijë, deri në 100 mijë euro. Shtrohet pyetja se kush po i paguan këto mjete?

Fillimisht, sipas informatave të kompanive të reklamimit, opozita ka mbuluar qytetet me billbordë, si dhe kanalet televizive me reklama që ftojnë qytetarët të marrin pjesë ne protestë.

Minimum 20 billbordë kushtojnë diku rreth 4,000 euro deri 8,000 euro varësisht prej kompanisë, qytetit dhe lokacionit. Reklama 30 sekondshe televizive e transmetuar në kanalet kryesore televizive poashtu në kohën më atraktive para lajmeve kushton rreth 8,000 deri 15,000 euro për transmetim. Edhe kostoja e printimit për posterë dhe pankarta, sipas ekspertëve të marketingut është minimum 3,000 euro.

Skena e madhe që po përgatitet për folës kushton rreth 12,000 euro me zërin, pasi skenat e tilla përdoren vetëm për koncerte të mëdha. Sipas burimeve opozitare, janë planifikuar rreth 100 nisje autobusësh nga komunat kosovare për të mbledhur protestues dhe me një kosto prej 50 deri 70 euro për autobus, arrihet nga 5,000 deri tek 7,000 euro vetëm për transportin e organizuar. Objektet  dhe uji që rëndom u ofrohet protestuesve nga komunat tjera në rast se mblidhen 5,000 qytetarë, poashtu kushton diku rreth 7,500 euro. Kosto tjera shtesë mund të ketë deri më 10,000 euro, duke iu afruar kështu shumës prej 100,000 euro të shpenzuara për një protestë të vetme. Duke marrë parasysh që kjo është protesta e dytë e tillë e organizuar për sivjet, ndërsa edhe disa tjera po paralajmërohen nga opozita deri në dorëheqje të qeverisë, atëherë shtrohet pyetja se kush dhe për cilat arsye po e financon fushatën e opozitës për rrëzim të Qeverisë?

Next Post

Ali Ahmeti negocion në Greqi për emrin e Maqedonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In