Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet nëj statusi në rrjetin social “Facebook” i ka bërë thirrje qytetarëve për mirëmbajtjen e qytetit.
“Futemi në një koncept të ri, puseta me më shumë kompozitë dhe plastikë, të pariciklueshme dhe të papërdorshme. Nëse dikush vjedh një pusetë, është duke vjedhur qytetin. Ju lutem, na ndihmoni t’i mirëmbajmë”, shkruan Veliaj.