Një lajm i mirë në këtë fund viti ka ardhur për 4244 punonjësit e burgjeve, pasi me VKM punonjësit do të përfitojnë 100% të pagës shpërblim, ndërsa drejtuesit 80%.
Një fond prej 209 000 000 lekësh është alokuar për administratën e këtij sektori. Ka më shumë se 20 vite që punonjësit nuk kanë marrë shpërblim një rrogë .
Bëhet me dije se shpërblimi ka kaluar në thesar nga drejtoria e burgjeve dhe në fillim janari bëhet i aksesueshem nga bankat.
/a.r