Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku për pasojë ka humbur jetën 27-vjeçari nga Saranda dhe e dashura e tij.
Mësohet se mjeti më të cilin po udhëtonte çifti ka humbur kontrollin, duke u përmbysur. Si pasojë, kanë ndërruar jetë Pandeli Kajo 27-vjec me origjinë nga Saranda, por banues në Athinë dhe një vajzë 24-vjeçare që udhëtonte me te.
Operacioni për nxjerrjen e trupave ka qenë i vështirë, ku u angazhuan 4 mjete dhe 10 forca zjarrfikëse.
/a.r