Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin e tyre në operacionin e përballimit të situatës së krijuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit.
Aktualisht janë të angazhuara 105 forca në vendet ku paraqiten probleme. Komanda e Mbështetjes Rajonale, me kërkesë të bashkisë së Tiranës, ka nisur punën për rehabilitimin e urës së Zall-Bastarit e cila lidh 12 fshatra me kryeqytetin.
Krahas efektivëve, FA kanë në terren mbi 32 mjete të ndryshme duke nisur që nga mjetet e transportit me kalueshmëri të lartë, fadroma, eskavator, gomone uji, varka, pompa, rimorkiatorë, autobotë, etj.