• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në drejtësi/ Ruçi kundër LSI-së: Ndërhyrja politike do të kompromentonte procesin

by A R
08/01/2016 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma në drejtësi përplas dy partitë kryesore të koalicionit të majtë PS dhe LSI. Propozimi për uljen në një tryezë mes tre liderëve të politikës shqiptare Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha cilësohet si i parakohshëm për numrin një të deputetëve socialistë, Gramoz Ruçi.

Kjo për faktin se Partia Socialiste i mëshon qëndrimit të saj që Reforma në Drejtësi duhet të realizohet nga ekspertët e nivelit të lartë dhe jo nga përfshirja e politikës në këtë proces me anë të tryezave. Pavarësisht se partia aleate në bashkëqeverisje, LSI, nëpërmjet ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, shikon si zgjidhje të ngërçit të krijuar pas bojkotit të ekspertëve të opozitës nga grupi i punës për diskutimet në lidhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, për PS-në, ndërhyrja e politikës në këtë fazë do ta politizonte.

Kjo duket është dhe pika që ndan dy aleatët në koalicionin qeverisës për atë që vetë Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar kryereformë të qeverisjes së tij. Për kreun e grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, ideja për të ulur së bashku dy drejtuesit e partive më të mëdha në koalicionin e majtë, Edi Ramën dhe Ilir Metën me atë të opozitës, Lulzim Bashën për të gjetur një zgjidhje për ecurinë e diskutimeve mes ekspertëve, nuk duket zgjidhja e duhur për momentin.

Sipas tij, ndërhyrja e politikës në këtë fazë, nuk do të bënte gjë tjetër veçse ta politizonte këtë proces.

“Çdo trazim në këtë moment i politikës do të politizonte, komprometonte procesin”, deklaroi Ruçi për gazetën “Shqip”.

Për kreun e grupit parlamentar të PS-së, nuk ka asnjë arsye pse procesi i implementimit të rekomandimeve të Komisionit të Venecias të kalojë në ngërç duke marrë parasysh se këto rekomandime u pranuan nga vetë palët.

“Nuk e gjykoj se kjo do të ishte zgjidhja e duhur në këtë moment. Duhet përshëndetur puna e arritur deri më tani e grupit të ekspertëve, si dhe mbështetur implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias, të cilat kanë marrë dakordësinë e të gjitha palëve. Në lidhje me këtë fazë ku ndodhet aktualisht procesi i reformës në drejtësi ekspertët po japin kontributin e tyre në realizimin e një drafti përfundimtar. Sigurisht, ne duam që ky proces të përfundojë sa më shpejt dhe të jetë i dakordësuar”, shprehet kreu i grupit të PS-së.

Por ashtu siç ka treguar dhe eksperienca të mëparshme për çështje të caktuara që ngërçet zgjidhen nga ndërhyrja e ndërkombëtarëve ose dhe vetë ndërhyrjes së krerëve të partive më të mëdha drejtuese, edhe në këtë rast për Reformën në Drejtësi, finalizimin e saj me sukses, Ruçi nuk përjashton ndërhyrjen e politikës në rast se në fund të gjithë procesit do të duhen medoemos diskutimet mes palëve politike.

“Në fund të gjithë kësaj faze që do të ecë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, të ndërhyjë politika vetëm në rast se do të ketë diçka që do të kërkojë diskutim mes palëve”, thekson Ruçi.

Puna e ekspertëve ka ngecur për shkak se opozita ka paraqitur si kusht heqjen e votimit me 3/5 të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar një formulë të re. Kjo është kontestuar nga ekspertët e mazhorancës, të cilët nuk pranojnë ndryshimin e formulës.

Për këtë çështje, PD ka kërkuar një zgjidhje politike, kalimin e negociatave teknike në nivel politik. Një gjë e tillë duket se ka gjetur mbështetje dhe te LSI-ja, e cila po jep sinjale pro organizimit të tryezave politike. Dy ditë më parë dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkoi konsensus politik për reformën në drejtësi, duke theksuar se ndërhyrja mund të realizohet vetëm në rast se ekspertët bien në ngërç për amendamentet kushtetuese.

Ndërsa kryeparlamentari Ilir Meta të hënën e shkuar deklaroi se të gjitha partitë duhet të vijnë te Venecia sa i përket reformës në drejtësi, çka nënkupton se nuk ka një qëndrim në unison mes aleatëve kryesorë të qeverisjes së majtë. Gazeta Shqip

Next Post

Snoop Dogg dhe Faith Evans prapë me këngë së bashku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Larg partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën”/ Qori, Shehaj e Lapaj të padëshiruar në tubimin për ‘Zvërnecin’

“Larg partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën”/ Qori, Shehaj e Lapaj të padëshiruar në tubimin për ‘Zvërnecin’

June 4, 2026
“Interes i pastër grek”, deputeti socialist akuzon Athinën për Zvërnecin: Hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

“Interes i pastër grek”, deputeti socialist akuzon Athinën për Zvërnecin: Hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

June 4, 2026
“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

June 4, 2026
Kontrolle “blic” në Bllok/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

Kontrolle “blic” në Bllok/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

June 4, 2026
Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

Sherri me çobanin ‘e nxori zbuluar’, 43-vjeçari që vrau policin “ka qenë pjesë e forcave Komando”

June 4, 2026
Sondazhi/ A duhet të vijojë ndërtimi i resortit turistik në Zvërnec? Ja si përgjigjen shqiptarët

Sondazhi/ A duhet të vijojë ndërtimi i resortit turistik në Zvërnec? Ja si përgjigjen shqiptarët

June 4, 2026
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

June 4, 2026
Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

June 4, 2026
“Nga dorëheqja te shfuqizimi i Paketës së Maleve”, pesë kërkesat e protestuesve ndaj kryeministrit Rama

“Nga dorëheqja te shfuqizimi i Paketës së Maleve”, pesë kërkesat e protestuesve ndaj kryeministrit Rama

June 4, 2026
Braçe kritika ministrit Salla: TVSH-ja ka groposur blegtorinë! Ministria duhet t’i ndihmojë fermerët, jo t’ua vështirësojë punën

Braçe kritika ministrit Salla: TVSH-ja ka groposur blegtorinë! Ministria duhet t’i ndihmojë fermerët, jo t’ua vështirësojë punën

June 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In