Boshnjaku me nënshtetësi daneze Sulejman Imamoviç nuk e duroi dot faktin kur mësoi se avioni me të cilin udhëtonte do të ulej në Beograd. Për këtë arsye, ai shkoi të hapte derën e avionit. Incidenti ndodhi në linjën ajrore nga Billund i Danimarkës për në Tuzla të Bosnje-Hercegovinës.
Mediat boshnjake e kanë identifikuar atë si Sulejman Imamoviç, boshnjak me nënshtetësi daneze. Pas uljes së avionit në aeroportin e Beogradit ai u arrestua dhe Prokuroria e Serbisë ngriti ndaj tij kallëzime penale për veprat të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare, si dhe për rrezik të sigurisë së hapësirës ajrore.
Aeroplani i kompanisë Wizz Air mbrëmë nuk mundi të ulej në aeroportin e Tuzlës për shkak të mjegullës. Por pas informacioneve se fluturimi ishte devijuar për në Beograd, boshnjaku Imamoviç u ngrit nga vendi i tij dhe u përpoq të hapte derën gjë e cila rezultoi me arrestimin e tij.
“Pse po më dërgoni në Serbi?”, ‘Ua q**** nënën serbe atje ku e keni! Ua q**** nënën serbe në gojë! Pse po më dërgoni në Serbi”, dëgjohet duke bërtitur burri në aeroplan.
Udhëtarët tjerë tentojnë ta qetësojnë, por kot.
g.kosovari