Për herë të parë pas 15 vjetësh, Parisi ka tharë një kanal ikonik, nga i cili u zbuluan një sërë objektesh të çuditshme.
Kanali “Saint Martin” ndodhet në zemrën e kryeqytetit të Francës, në një zonë e cila vitet e fundit ka ngritur reputacionin si një nga krahinat më të veçanta dhe moderne.
Herën e fundit që u tha kanali, në vitin 2001, midis 40 tonë mbeturinash u gjetën biçikleta, motorë, monedha ari, karrige me rrota, predha që i përkisnin të Luftës së Parë Botërore, si dhe një makinë, shkruan “Koha”. Banorët fajësojnë valën e madhe të popullsisë për objektet e pabesueshme që kanë dalë në sipërfaqen e kanalit.
Ndërkohë që gjatë “zbrazjes” së 90 mijë metrave kub ujë ditën e sotme, skuadra e pastrimit zbuloi një pistoletë që më pas iu dorëzua policisë. Riparimi i kanalit i cili do të qëndrojë i tharë për 3 muaj, do t’i kushtojë qytetit francez 9.5 milionë euro.