Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar zhvillimet e forta në selinë e PD-së, ku dy palët që nuk njohin njëra-tjetrën, u përplasen në distance, duke përdorur tone force.
Berisha në një konferencë shtypi nga një sallë përballë asaj ku zoti Basha po zhvillonte një mbledhje, i bëri thirrje këtij të fundit të largohet nga Partia.
Dera e sallës ku zoti Berisha mbajti konferencën u hap më dhunë nga një prej personave që e shoqëronin atë, e që sipas zotit Basha është një narkotrafikant i kërkuar në Britaninë e Madhe. Braçe shkruan se në këtë situatë nuk ka habi se këta janë ashtu siç kanë qenë.
Postimi i Braçes:
ZERO HABI!
KETA KANE QENE, KETA JANE,
KETA DO JENE!
CFARE NA KANE BERE NE, INSTITUCIONEVE TE SHTETIT PREJ 1996-tes, PO JA BEJNE NJERI TJETRIT!
Te degjoj tani kengen “O LULZIM O LEGEN, PRITE SALEN SE PO VJEN”, me duket se me vjen ne vesh nje bori makine krejt e njohur nga lashtesia!
Jepini!