• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë përfitojnë qytetarët nga marrëveshjet e Ballkanit të Hapur? Nga eksporti blegtorial, deri te…

by
21/12/2021 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në kuadër të Ballkanit të Hapur, u nënshkruan 5 marrëveshje të rëndësishme që do u shërbejnë qytetarëve të tre vendeve, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni e Veriut.

Bëhet fjalë për marrëveshjet sa i përket lejeve të qëndrimit dhe të lejeve të punës, ndërlidhja e sistemeve elektronike dhe e treta ajo në fushën e bashkëpunimit tregtar, 3 nga 5 marrëveshjet të cilat janë cilësuar si më të rëndësishmet e që prekin të gjithë qytetarët e të 3 vendeve.

E ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, këshilltarja e Kryeministrit, Odeta Barbullushi është ndalur duke sqaruar një e nga një të gjitha përfitimet që do të kenë qytetarët këto marrëveshje.

“Marrëveshja e parë, lehtëson dhe unifikon procedurat në tregun e punës dhe ka një vlerë të shtuar për shqiptarët që duan të punojnë në Maqedoni apo Serbi dhe është parë shumë gjatë pandemisë, por kuadri i tyre ligjor ka qenë më i ndërlikuar se i ynë dhe ideja është që si hyrja dhe qëndrimi deri në 2 vite dhe aksesi në tregun e punës, të futen në sistemet elektronike dhe të kenë një numër regjistrimi dhe të kenë akses në shërbime, Nuk do ketë më nevojë aplikim për punë, të qeni fizikisht, të dalit nga vendi dhe të aplikuarit për leje pune. Marrëveshja e sotme e kthen në një hap edhe lejen e qëndrimit dhe me një leje për punë dhe bëhet elektronikisht pa qenë qytetarit fizikisht.

Marrëveshja e dytë, në funksion të së parë,  është ndërlidhja e sistemeve të identifikim elektronik, ku një qytetar i Shqipërisë të futet në E- Albania të hedhë të dhënat dhe të marrë një lloj autentifikimi nga sistemi i vendit tjetër për një aplikim për punë apo për një shërbim të ndryshëm. E lehtëson procedurën e aplikimeve apo burokratike për akses në shërbime të ndryshme.

Marrëveshja e tretë është në fushën e bashkëpunimit tregtar, kryesisht veteriner, të sigurisë ushqimore apo fitosanitare, e inicuar nga Shqipëria, duke pasur rëndësinë e komunitetit të fermerëve, disa prej përfitimeve të kësaj marrëveshje është pikërisht thjeshtimi i procedurave të kontrollit, njohja e certifikatave fitosanitae, e njohja e analizave laboratorike të shtetit dhe e treta dhe kjo mendoj që është një prej risive mundëson eksportit blegtoral, të kafshëve të gjalla dhe kontrolli për pikat e inspektimit doganor të mos jetë në çdo pikë, por në pikat e kalimit doganor më afër destinacionit final. E shohin me shumë përfitim sidomos për Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshjet e tjera janë më teknike, 2 marrëveshje bilaterale një me Maqedoninë një me Serbinë, për operatorët ekonomikë. Gjithashtu janë rreth 30 dokumente, lista me lloje certifikatash, analiza që duhen njohur në të gjitha palët kryesisht në fushën ë shkëmbimit dhe lëvizjes së lirë të mallrave, që nga samiti i fundit u morën përsipër që të kishim këmbim të këtij dokumentacioni dhe lista të certifikatave, të kontrolleve, të çmimeve, të kostove për produkte të ndryshme. Finalizimi i protokollit të Qafë Thanës, që do të jetë one stop shop, marrëveshje e nënshtruar në qershor, shumë afër firmosjes. Harmonizimi i grupeve të punës jo vetëm të autoritete e doganorë, 24 orë në 7, por edhe të grupeve të ndryshme, të grupeve të AKU-së, agjencitë e kontrollit, pra jo vetëm administratës së doganës, por edhe aktorët e tjerë të përfshirë në kontrolle”, tha Barbullimi.

Barbullushi është ndalur edhe te projektetet të cilat priten që të nënshkruhen në të ardhmen, ku një fokus shumë të rëndësishëm ka edhe turizmi. Një nga shembuj që Barbullushi, solli në Report Tv, tha se po krijohet mundësia që të ketë një paketë turistike të përbashkët mes 3 vendeve, apo njohja e ndërsjellë e operatorëve turistikë. Nuk është lënë jashtë vëmendjes edhe bashkëpunimi në fushën e arsimit.

“Ajo çfarë u theksua nga liderët, është që kemi nevojë të zgjerojmë gamën e shërbimeve, për turizmin, çfarë mund të bëjmë përshembull, krijimin e paketave të përbashkëta turistike, një pakte çmimesh lehtësuese, njohja automatike e ndërsjellë e operatorëve turistikë, ose aspekte të tjera lidhur me këtë fushë. një tjetër fushë e rëndësishme është bashkëpunimi ndëruniversitar, rektorë dhe dekanë të fakultete t bujqësore të tre vendeve për të krijuar një platformë shkëmbimi idesh për fusha të lidhura me bashkëpunimin rajonal”, përfundoi Barbullushi në studion e Report Tv.

Takimin e sotëm, Barbullushi, e ka quajtur më të rëndësishmin, pasi ka të bërë me marrëveshje konkrete, e ndërsa tha se baza e këtyre marrëveshjes është CEFTA dhe direktivat e Bashkimit Europian.

/b.h

Next Post

A do t’i rikthehet opozita protestave? Përgjigjet ish-kryeministri Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In