Koordinatori i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj akuzoi sot ministrin e Brendshëm për ekzekutimet e djeshme në Vlorë dhe Krujë.
Sipas Alibeajt, vrasjet në fjalë kanë firmën dhe vulën e miqve të ministrit Tahiri, ndërsa theksoi se këto janë shenja të përkeqësimit të rendit publik.
Alibeaj tha se policia ishte ne dijeni të veprimtarive kriminale të viktimave dhe ata ishin nën vëzhgim, por gjithësesi i la të vriteshin.