• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përmbytje nga Tirana në Dibër, MB: Ja situata në secilin qark gjer në mesditë

by Java News
07/01/2016 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rreshjeve me intensitet të lartë të orëve të fundit, paraditen e sotme ka një përmirësim të situatës. Kështu raporton Ministria e Punëve të Brendshme, e cila jep shifrat dhe situatën gjer në orën 11.30 në qarqe më të prekura:

QARKU TIRANË

Në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, pranë hotel “Eklips” ka një rrëshqitje masivi dheu. Aktualisht qarkullimi kryhet me vështirësi nën monitorimin e Policisë Rrugore.

Një urë e vogël që lidh ish-Uzinën ”Dinamo” me Paskuqanin është dëmtuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve në këtë drejtim.

Në Bërzhitë ka një rrëshqitje toke, e cila rrezikonte 4 familje. Emergjencat kanë bërë evakuuimin e tyre dhe kanë nisur ndërhyrjen me mjete për normalizimin e situatës.

QARKU FIER

Në këtë qark nuk ka probleme shqetësuese me rreshjet. Lumi Gjanica dhe lumi Vjosa janë brenda parametrave. Ka prezencë uji vetëm në Njësinë Administrative Mbrostar.

Në zonën e Mallakastrës ka reshje të dendura shiu, lumi Seman ka filluar të dalë nga shtrati, por pa sjell shqetësime. Shtabi i Emergjencave në Prefekturë si dhe në Bashkinë Fier janë duke monitoruar situatën.

N/PREFEKTURA LUSHNJË

Në orët e paradites është çarë argjinatura e lumit Shkumbin, pranë fshatit Çermë dhe strukturat e emergjencave u kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga banesat që preken nga përmbytjet.

Si pasojë e rritjes së nivelit të prurjeve në lumin Shkumbin ka përmbytje në disa fshatra në Bashkinë e  Divjakës. Shtabi i Emergjencave në bashkëpunim me  forcat e Policisë së Lushnjës kanë evakuuar rreth 30 familje dhe kanë lajmëruar banorët të largohen nga banesat më të rrezikuara.

Në Bashkinë Rrogozhinë ka përmbytje si pasojë e daljes së lumit Shkumbin nga shtrati. Aktualisht janë marrë masat për evakuuimin e banorëve, në zonat më të prekura.

QARKU BERAT

Në këtë qark nuk ka probleme shqetësuese me rreshjet, po monitorohen prurjet e lumit Devoll në Bashkinë Ura Vajgurore dhe në disa Njësi Administrative. Ka prezencë uji në një sipërfaqe rreth 15 ha tokë në dy krahët e lumit Devoll.

QARKU  LEZHË

Situata në fshatin Pllane, njësia administrative Zejmen, Bashkia Lezhë mëngjesin e sotëm është normalizuar dhe nuk paraqet probleme.

Në fshatin fshatin Fushë Kuqe, njësia administrative Fushë Kuqe, Bashkia Laç, ka pasur prezencë uji në sipërfaqe toke bujqësore si pasojë e reshjeve të rëna ditën e djeshme, por nuk raportohet për dëme materiale.

Qarkullimi në Rrugën e Kombit është normal në gjithë gjatësinë e aksit.

Aksi rrugor Pllane – Zejmen – Lezhë kalohet me vështirësi nga automjetet e vogla për shkak të dherave, të cilat kanë rënë në rrugë nga prurjet e përroit.

Nga prurjet e lumit Mat ka mbushje të liqenit të Shkopetit dhe për këtë arsye janë hapur portat dhe shkarkohet deri në 600 metër3/sek. nga hidrocentrali i Shkopetit, por kjo nuk krijon probleme.

QARKU DURRËS

Gjatë ditës së djeshme në Bashkinë Shijak dhe në njësinë administrative Sukth, ka pasur vërshime të ujrave të lumit Erzen. Është punuar gjatë gjithë natës nga forcat e Policisë, të ushtrisë, forcat vullnetare me motorbarka dhe gomone për të bërë të mundur evakuuimin e banorëve që rrezikoheshin në banesat e tyre. Në   Bashkinë Shijak janë evakuuar rreth 50 familje.

Në njësinë administrative Sukth janë evakuuar rreth 30 familje dhe vazhdon evakuuimi i familjeve të tjera.

Shtabet e emergjencës së Prefekturës dhe të Bashkive Durrës dhe Shijak, po punojnë me gjitha strukturat.

QARKU DIBËR

Ditën e djeshme në fshatin Gjoricë e Poshtme të bashkisë Bulqizë u rrezikua të çahej argjinatura e lumit Drin. Pas një pune të gjatë situata është normalizuar. Në terren kanë qenë forcat e Policisë së Shtetit dhe Forcat e Armatosura.

Ditën e sotme prurjet e lumit Drin janë ulur dhe nuk paraqitet rrezikshmëri.

Situata në Fushë Bulqizë është normalizuar pas ndërhyrjes  me   fadroma   për   pastrimin   e   kanaleve.

QARKU SHKODËR

Në aksin rrugor Fierzë – Fushë Arrëz në fshatin Mishka është shembur një pjesë e këtij segmenti rrugor. Aktualisht është ndërprerë qarkullimi nga Policia Rrugore.

Aksi rrugor Pukë – Iballë është i kalueshëm me një kalim për shkak të rënies së inerteve.

Aksi rrugor Qafë Thore – Bogë – Theth është i pakalueshëm. Gjithashtu aksi Qafë Mali – Fierzë vazhdon të jetë i pakalueshëm dhe po punohet për normalizimin e situatës.

QARKU ELBASAN

Si pasojë e rrëshqitjes së një masivi të madh dheu, aksi rrugor Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë tek ish-magazinat e Rezervave të Shtetit, u bllokua për rreth 1 orë. Pas ndërhyrjes me mjete të rënda u hap njëri krah i rrugës dhe kalimi kryhet nën mbikqyrjen e Policisë Rrugore.

Aksi rrugor Gramsh – Elbasan është i pakalueshëm për shkak të shembjes së urës në vendin e quajtur “Pompa e Çekinit”, por po punohet intesivisht dhe brenda një kohe të shkurtër do të bëhet i mundur qarkullimi edhe në këtë rrrugë.

Niveli i lumit Shkumbin është ulur dhe situata është drejt normalizimit.

Në rezervuarin e fshatit Mlizë, njësia administrative Shushicë, Bashkia Elbasan, niveli i ujit arriti në pikën maksimale, por pas një pune me motopompa situata u normalizua dhe nuk paraqet problematikë.

Në fshatin Polis Valë, njësia administrative Shushicë, Bashkia Elbasan, është dëmtuar ura mbi përroin Gostimë për shkak të prurjeve të shumta të përroit. Kjo urë lidh fshatin Polis Valë me rrugën kombëtare.

Në hidrocentralet e kaskadës së Drinit dhe në hidrocentralet Ulëz dhe Shopet kanë filluar shkarkimet me rreth 600 m3/sek.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit

Emergjencat Civile u apelojnë qytetarëve të telefonojnë në numrin 129 të Policisë së Shtetit apo në numrin 128 të Shërbimit Zjarrfikës, për çdo rast emergjence apo situatë problematike.

Next Post

Yuliya ngre temperaturat me format mahnitëse (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

July 15, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

July 15, 2026
Përzgjedhja për KPP, “Ligjet” miratojnë raportin me kandidaturat, çështja kalon në Kuvend

Përzgjedhja për KPP, “Ligjet” miratojnë raportin me kandidaturat, çështja kalon në Kuvend

July 15, 2026
Përshkallëzimi në Gjirin Persik, SHBA nisin valë të re sulmesh ndaj Iranit, Trump dhe Netanyahu takohen të hënën

Përshkallëzimi në Gjirin Persik, SHBA nisin valë të re sulmesh ndaj Iranit, Trump dhe Netanyahu takohen të hënën

July 15, 2026
Afati skadon në mesnatë! Kosova ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Afati skadon në mesnatë! Kosova ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

July 15, 2026
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

July 15, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Dardani, pse nuk zgjedh të rrish brënda petkave të emrit të lashtësisë tënde legjendare?

July 15, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla: Mundësi të arta, ndryshime të mëdha dhe surpriza për çdo shenjë

July 15, 2026
Tensione në Komision, Xhafaj përplaset me Shabanin: Ndrysho gjuhën se po flet si kryetar partie…

Tensione në Komision, Xhafaj përplaset me Shabanin: Ndrysho gjuhën se po flet si kryetar partie…

July 15, 2026
BE me grup emergjence për përballjen me Kinën për lëndë të para

BE me grup emergjence për përballjen me Kinën për lëndë të para

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In