Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një qendër azilkërkuesish në Salching të Gjermanisë, raporton KTV. Përgjegjësit e kampit e kanë vërejtur se televizori në dhomën e një kosovari 33-vjeçar po mungonte. Kur e kanë pyetur se çfarë ka ndodhur, kosovari është përgjigjur: “Moti (Prej një viti) e kam dërguar në Kosovë, pasi e kam çmontuar”. Autoritetet e kampit vlerësuan se dëmi është 350 euro. Nuk është e qartë nëse azilkërkuesi kosovar duhet ta kompensojë atë.