Ish kryetari i PD-së, Sali Berisha pas votës së tij në Referendumin për shkarkimin e Bashës është shprehur se sot është një ditë e shënuar për demokratët dhe për votën e lirë.
Ndër të tjera ai është shprehur se është anëtarësia që do të vendosë sot me votën e tyre shkarkimin e Lulzim Bravës.
“Për herë të parë në histori është anëtarësia që vendos për shkarkimin e Lulzim Bravës, nga ajo detyrë që siç dëshmoi nuk e ka merituar ndonjëherë, ky është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimin e PD-së dhe pluralizmit politik shqiptar. Ky është një ark madhor që ka dridhur themelët e narko shtetit.
E patë kreun e Meduzës mbrëmë që përpiqej të tjetërsohej nga ajo që ëhstë. E patë ju Lul Bravën që në anti kuvendin e tij ka mbledhë nga nxënë shkollash deri në personat me kryetarë me dy mandate të PD-së.
Nga ana tjetër shikoni ngadhnimin e opozitës së vërtetë, që ka sjellë entuziazëm dhe shpresë të madhe në Rini dhe në të gjithë shtresat e tjera të popullsisë në Shqipëri.
Shikoni krahun tjetër sesi po shëmtohet çdo ditë e më shumë me aktet e veta me ato që bën Lulzim Brava që e merr nga skenarët e kreut të Meduzës, që do të kenë të njëjtin fat”, ka thënë Berisha./m.j