• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ai udhëhoqi këtë lëvizje”/ Këlliçi voton në referendum: Jo të gjithë që po votojnë e duan Berishën

by Java News
18/12/2021 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për anëtarin e asaj që Berisha e quan Komisioni i Rithemelimit, Belind Këlliçi, nuk është kaq çudi se ku janë gjetur listat e votuesve në referendumin e PD për shkarkimin e Bashës.

“Zyrtarisht në PD lidershipi është i shkarkuar. Kështu që të gjitha listat janë të siguruara nga sekretariati organizativ. Pjesë e Komisionit të Rithemelimit janë edhe Sekretari Organizativ, Ervin Minarolli, si dhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi kaso”, tha ai për mediat pasi votoi në referendum.

I pyetur për rolin e Berishës Këlliçi tha “z. Berisha me eksperiencën e tij politike, e udhëhoqi ai këtë lëvizje përmes ‘Foltores’. Që shihet si instrument ndryshimi. Jo të gjithë vijnë këtu prej afeksionit që kanë me Berishën por për ndryshimin”.

Ish-kryetari i FRPD e cilësoi një ditë të mrekullueshme këtë të sotmen.

“Sot është një ditë shumë e bukur, rrallë keni parë këtë lloj masiviteti dhe interesi nga anëtarësia e PD për të marrë pjesë në një proces të PD. Është referendumi i parë në 31 vite. Sot mbahet një referendum për ratifikimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e ish-kryetarit të partisë tashmë Lulzim Basha.  Do të jeni të impresionuar nga shifrat e pjesëmarrjes. Do të jetë model siç ishte ai i Kuvendit Kombëtar. PD do të ringrihet më e fuqishme, më e fortë dhe më e hapur se kurrë. Beteja jonë është vetëm  me Edi Ramën. Dita do të shkojë me qetësi absolute.  Ju keni parë demokratë që kanë ardhur me tesera të vitit”, tha ndër të tjera Këlliçi.

g.kosovari

Next Post
Akuza nga kampi i Berishës: U mbyllen me silikon zyrat e degës nr.1 të PD Tiranë, hidhet vaj makinash në shkallë

Akuza nga kampi i Berishës: U mbyllen me silikon zyrat e degës nr.1 të PD Tiranë, hidhet vaj makinash në shkallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com