Ka nisur mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, vetem nje dite para mbledhjes se Kuvendit te thirrur nga Lulzim Basha dhe referendumit te Berishes per te shkarkuar po Lulzim Bashen nga posti.
Në këtë mbledhje do të propozohet ngritja e një Komisioni Statutor, anëtarë të së cilës do të jenë, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole. Pikërisht këto emra janë propozuar që të formojnë komisionin e përhershëm statutor në PD.
Sakaq, siç është bërë e ditur më herët, në rend dite do të jetë mbledhja e Kuendit Kombëtar, që do të nisë nesër në orën 11:00./m.j