Një debat i fortë është zhvilluar ditën e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip mes Arjola Demnderit dhe Einxhel Shkirës dhe tonet e larta të zërit nuk kanë munguar.
Gjithçka ka nisur pas një diskutimi mes Einxhelit dhe Monikë, por ku është përfshirë edhe Ariola. Ka qenë Einxhel ajo që i ka thënë Ariolës që të mos ndërhyjë kur flet me persona të tjerë, por aktorja i është kthyer duke thënë se nuk e ndalon njeri të flasë. Më pas debati ka agravuar dhe Arjola ka dalë pak nga vetja duke i thënë Einxhelit se njeri më të shpifur se ajo nuk ka në shtëpinë e Big Brother VIP.
Arjola: Nuk është puna jote kur flas me Monikën
Arjola: Atë s’ma thua dot, nuk ndërhyra po flisja me Monikën. Më të shpifur se ti nuk kam parë asnjë femër në këtë shtëpi. Unë sillem si e rritur. Unë jam shumë në rregull
Duket se nominimi e ka nxjerrë Arjolën nga zona e saj e sigurisë sepse prej dy javësh tashmë përplasjet me banorët kanë qënë të shpeshta e në mbrëmjen live herën e kaluar debati mes saj dhe Donaldit degradoi në ofendime.